Libri trajton diplomacinë tradicionale të para viteve 2000 dhe diplomacinë digjitale që është edhe më e dukshme pas viteve 2012 dhe që po përdoret përherë e më shumë në diplomaci. Libri i botuar është konsideruar si studimi i parë i mirëfilltë akademik në fushën e diplomacisë, që i shërben diplomatëve të rinj dhe studiuesve. Të pranishëm në këtë aktivitet krahas kolegëve dhe diplomatëve të MEPJ ishin ambasadorë, akademikë, deputetë dhe pedagogë.