Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore dhe jugperëndimore. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht; jugperëndimor.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë; në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes POR do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.
Britania e Madhe dhe Europa Qëndrore do të MBETEN nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; Gadishulli Skandinav dhe vendet e Lindjes do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme; duke sjellë; mot kryesisht të kthjellet dhe të temepratura të larta.