Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESimboli i Shkodrës gati brenda pak ditësh

Simboli i Shkodrës gati brenda pak ditësh

Sahati, simboli i qytetit të Shkodrës, i cili prej vitesh nuk funksiononte, do të jetë gati brenda pak ditësh. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pa nga afër punimet që po kryhen për rindërtimin e Sahatit, i cili ndodhet në një pallat 6-katësh në një kullë të vogël. “Sot paradite ndoqa nga afër punimet te Sahati.

Ky simbol i qytetit do të jetë gati brenda pak ditësh. Shumë faleminderit të gjithëve që përfshihen në punët e qytetit me kaq përkushtim e pasion”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale.

Mekanizmi, i cili vë në punë këtë sahat, ishte ruajtur nga familja shkodrane Kurraj, për 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit. Orëndreqësit dhe restauratorët kanë nisur punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mekanizmit të orës mbi 120-vjeçare. Falë orëndreqësit Besnik Sahatçia, mirëmbajtësit Ermir Dibra dhe restauratorit Petrit Bilali, u mësua historiku i këtij sahati dhe vlerat që ai mbart, por edhe të realizohej pastrimi për mirëmbajtjen e mekanizmit të tij, i cili do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit.

Mekanizmi do të bëhet pjesë e fondit të Muzeut të qytetit, ndërsa po punohet për rindërtimin e plotë të Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend. Rindërtimi i plotë i Sahatit të Shkodrës për ta bërë funksional në të njëjtin vend është iniciativë e kryebashkiakut Beci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments