Kthjellime, kalime të pakta vranësirash dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius. Kështu pritet të jetë koha gjatë fundjavës sipas meteorologut Akil Osmani. Qarqet që do të përjetojnë temperaturat më të lart priten të jenë Berati dhe Elbasani, ndërsa, temperaturat minimale 5-6 gradë Celsius pritet të regjistrohen në Ersekë dhe Peshkopi. “Mëngjesi i sotëm ka sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që temperaturat minimale të shkojnë në vlerën 5 gradë Celsius në zonat malore. Në orët e mesditës pritet të kemi një rritje të temperaturave, ku pritet të regjistrohet vlera 27 gradë Celsius.Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që paraditja të jetë në dominimin e kthjellimeve ndërsa pasditja sjell kalim të vranësirave ku më të cilat do jenë në lindje të vendit. Dita e shtunë, në ditët e para dhe të mesditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve, ndërsa pasditja do të ketë kalim të vranësira. Temperaturat e ajrit, minimumi do të regjistrojë vlerat 5-6 gradë Celsius në qytetin e Ersekës dhe Peshkopisë, ndërsa maksimumi pritet të regjistrojë vlerën 28 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Dita e diel do të ketë temperatura konstante në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura prite të shkojë në vlerën 29 gradë celsius. Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi të kthjellimet, kalimin e vranësirave, ku këto të fundit priten të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës”, tha ai. Për sa i përket vendeve të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja vedet priten të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm. “Për sa i përket Kosovës do të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm sot edhe gjatë fundjavës, pra me kthjellime. Vranësirat priten të jenë prezentë në zonat malore, por pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësirave. Për sa i përket temperaturave të ajrit, temperatura minimale është regjistruar 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të shtojë në vlerën 19 gradë Celsius. Gjatë fundjavës do të ketë rritje, duke bërë që temperatura minimale të jetë 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale 23 gradë Celius. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, mëngjesi i sotëm ka regjistruar temperatura të cilat shkojnë në vlerën 3 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale pritet të regjistrohet 22 gradë Celsius. Parashikohet që fundjava të sjellë rritje të temperaturave të ajrit, ku minimal të shkojë në vlerën 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalja në vlerën 26 gradë Celsius. Për sa i përket kushteve atmosferike do të kemi një domin im të kthjellimeve ndërsa pasditja do të sjellë vranësira”, përfundoi meteorologu. /abcnews.al
Home PARASHIKIMI MOTIT Kthjellime dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius, si parashikohet të jetë...