Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO diskuton ndihmën prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën

NATO diskuton ndihmën prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm nga 32 vendet anëtare të NATO-s u takuan sot në Bruksel për të diskutuar fondin e propozuar prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë) për mbështetjen ushtarake afatgjatë për Ukrainën. “Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka propozuar krijimin e një fondi prej 100 miliardë eurosh gjatë pesë viteve”, u tha gazetarëve ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib përpara takimit në selinë e NATO-s. “Ne do të analizojmë fizibilitetin e këtij propozimi”, tha ajo. Për momentin, vetë NATO nuk po ofron zyrtarisht ndonjë ndihmë për luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë në territorin e saj.

Në vend të kësaj, vendet anëtare të NATO-s kanë koordinuar ndihmën ushtarake përmes Grupit të Kontaktit të Ukrainës, një nismë e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por sipas propozimit të Stoltenberg, ky rol duhet t’i transferohet NATO-s, së bashku me krijimin e një fondi 5-vjeçar prej 100 miliardë eurosh për Ukrainën. “Ne duhet të sigurojmë ndihmë të besueshme dhe të parashikueshme për Ukrainën për një kohë të gjatë, në mënyrë që të mbështetemi më pak në kontributet vullnetare dhe më shumë në angazhimet e NATO-s, më pak në propozimet afatshkurtra dhe më shumë në premtimet shumëvjeçare”, tha ai. Në një konferencë për shtyp pas ditës së parë të takimit dy-ditor, Stoltenberg tha se marrja e përgjegjësisë nga NATO për t’i ofruar Ukrainës ndihmën nuk e bën atë palë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments