Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESINdërhyrje komplekse kirugjikale e suksesshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Ndërhyrje komplekse kirugjikale e suksesshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Një ndërhyrje komplekse kirugjikale është kryer me sukses nga personeli i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Koçiu tha se “ndërhyrja u realizua për zëvendësimin e aortës ascendente dhe e harkut me “debranching” të degëve supraaortike” te një paciente 75-vjeçare”. “Falë diagnostikimit dhe ndërhyrjes në kohë, pacientja gëzon shëndet të mirë dhe mund të rifillojë një jetë normale”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu shprehu mirënjohjen për mjekët kirurgë dhe anestezistë, Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Prof. Saimir Kuçi, Dr. Stavri Llazo, Prof. Sokol Xhepa, Dr. Anri Gongo, Dr. Nevila Çaushi, si dhe personelit infermieror Marinela Guri, Samet Mulaj, Ervisa Kurti, Mirjeta Almeta dhe Manushaqe Hoxha, të cilët asistuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Dr. Shk. Albi Fagu tha se “kemi realizuar një ndërhyrje tek një paciente 75-vjeçare, e cila u paraqit me një zgjerim të aortës prej 65 milimetrash.

Veçoria e këtij operacioni qëndron në faktin se gjatë zëvendësimit të këtij segmenti të aortës duhen reinseruar edhe arteriet që furnizojnë trurin”. Sipas tij, kjo ndërhyrje paraqet një nivel të lartë kompleksiteti kur realizohet edhe në klinikat më të mira evropiane dhe kërkon një bashkëpunim maksimal të personelit mjekësor dhe teknologjisë së përshtatshme. Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” po kryhen një sërë ndërhyrjesh delikate tek pacientët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments