Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERumania dhe Bullgaria i bashkohen me kufizime zonës Schengen

Rumania dhe Bullgaria i bashkohen me kufizime zonës Schengen

Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan zonës Schengen të dielën e Pashkës, megjithëse disa kontrolle kufitare do të mbeten në fuqi. Kjo do të thotë se kontrollet e njerëzve në kufijtë e brendshëm ajror dhe detar, pra në aeroporte dhe porte, nuk do të zbatohen më. Vendet e BE-së kishin rënë dakord për të shtuar Bullgarinë në zonën Schengen në fund të dhjetorit 2023.

Një vendim për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë do të merret në një datë të mëvonshme, para fundit të vitit 2024. Zona Schengen synon të garantojë lëvizjen e pakufizuar të njerëzve në Evropë. Ajo përfshin 25 nga 27 shtetet anëtare të BE-së si dhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Rumania dhe Bullgaria prisnin t’i bashkoheshin Schengenit që nga viti 2011

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments