Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREFranca furnizon Ukrainën me më shumë armë dhe raketa

Franca furnizon Ukrainën me më shumë armë dhe raketa

Franca do t’i sigurojë Ukrainës mjete të blinduara shtesë dhe raketa kundërajrore, të marra nga pajisjet e vjetra, por ende funksionale në stoqet franceze, tha ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu në komentet e botuara sot. Pajisjet përfshijnë transportues personeli të blinduar me rrota të tipit VAB dhe raketa të tipit ”Aster” për sistemet SAMP/T. VAB-të ishin çelësi për lëvizjen e trupave përgjatë frontit të gjatë dhe ishin kërkuar nga Ukraina, e cila më parë ka marrë në dorëzim automjete të këtij lloji.

Duke folur për gazetën ”La Tribune”, Lecornu nuk pranoi të përcaktojë sasitë e ofruara, përtej fjalës se “qindra” automjete të blinduara do të dërgoheshin në Ukrainë. Ato do të mbërrinin këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm”. Franca raportohet të ketë furnizuar Ukrainën me materiale në vlerë prej rreth 2,6 miliardë euro (2,8 miliardë dollarë) që nga pushtimi rus në shkurt 2022

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments