Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDIS“The Telegraph”: Sekreti i vendit mesdhetar në zhvillim

“The Telegraph”: Sekreti i vendit mesdhetar në zhvillim

Ky destinacion i ri po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e udhëtarëve britanikë. Bëhet fjalë për Shqipërinë e bukur, perlën e panjohur të Ballkanit, shkruan Elise Morton në të përditshmen britanike “The Telegraph”.

Me një vijë bregdetare që shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe detit Jon, Shqipëria ka filluar të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë falë peizazheve të saj magjepsëse, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë intriguese.

Vizitorët mund te eksplorojne një mozaik me pasuri kulturore dhe bukuri natyrore: nga shtëpitë e gurta osmane të Gjirokastrës dhe rëra e bardhë e Rivierës Shqiptare, te kultura moderne e kuzhinës në Tiranë dhe ndikimet e qytetërimeve të lashta në Parkun Arkeologjik të Butrintit të listuar në Unesco.

Shqipëria është e përgatitur si për pushime në qytet në fundjavë, ashtu edhe për aventura më të mëdha. Gjithçka që ju nevojitet është pak frymëzim, kështu që ne kemi zgjedhur 10 mënyra emocionuese për të kaluar pushimet në destinacionin e Evropës në zhvillim – përpara se kjo perlë ballkanike të preket nga turizmi masiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments