Policia Kufitare: PKK Kapshticë do të jetë e mbyllur në datat 2-4 prill

0
3

Pika doganore greke në Kapshticë nga data 2-4 prill do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin, dega Korçë njofton se “në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke”.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit informon se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.