Friday, November 22, 2024
HomeMJEDISMoli në hyrje të Shkodrës: Do të rikthejë lundrimin në Bunë

Moli në hyrje të Shkodrës: Do të rikthejë lundrimin në Bunë

Beci shprehet se “qëllimi është të rikthejmë lundrimin në lumin Bunë dhe gjithashtu të zhvillojmë turizmin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”. Gjatë inspektimit Beci u njoh me ecurinë e projektit, por edhe me pengesat që janë krijuar për shkak të nivelit të lartë të ujit në lumë. Sipas tij, këto pengesa kanë sjellë edhe shtyrjen e përfundimit të projektit deri në fund të muajit qershor.

“Për fat të mirë, pavarësisht pengesave, puna do të vazhdojë me ritme të shpejta. Jemi të vendosur për ta përfunduar këtë investim me sukses”, tha Beci. Ky investim pritet të ketë ndikim të dukshëm jo vetëm në lundrimin e Bunës dhe liqenit të Shkodrës por edhe në turizëm. Ai kap vlerën e rreth 1.2 milionë eurove, pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër. Pjesë e rikualifikimit të molit është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments