Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRritet kreditimi, tkurren depozitat në sistemin bankar

Rritet kreditimi, tkurren depozitat në sistemin bankar

Bankat tregtare, gjatë muajit shkurt dhanë kredi në vlerën e 749.9 miliardë lekëve, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, kreditimi gjatë muajit shkurt 2024 u rrit me 9 miliardë lekë krahasuar me një muaj më parë, duke shënuar një ndër nivelet më të larta të huave të regjistruara në vend.

Bankat dhanë më shumë mbështetje financiare për bizneset ndërsa për individët kryesojë huamarrja për pasuri të paluajtshme. Statistikat e publikuar nga BSH-ja, tregojnë se gjatë muajit shkurt depozitat në sistemin bankar, shënuan rënie si në monedhën vendase ashtu dhe atë në valutë. Depozitat në euro për muajin shkurt shënuan vlerën 7.27 miliardë euro, me një rënie prej 128 milionë euro. Depozitat në lekë pësuan një rënie me rreth 1.5 miliardë lekë gjatë këtij muaji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments