Saturday, November 23, 2024

Koperniku!

Nikolas Kopernik (1473-1543) ishte një astronom polak i cili iu përkushtua studimit të mjekësisë, teologjisë dhe ekonomisë, shkruan focus.it. Emri i Kopernikut do të mbetet përgjithmonë i lidhur me atë “revolucion” që e shtyu atë të ekspozonte teorinë e tij heliocentrike, e cila e vendosi Diellin në qendër të sistemit të orbitave të planetëve dhe jo Tokës. Por, asnjë pikturë e vetme nuk u krijua nga ai shkencëtar gjatë jetës së tij dhe i vetmi autoportret i tij u shkatërrua në një zjarr në vitin 1597. Prandaj nuk dihej se cilat ishin tiparet e atij njeriu dhe e vetmja ide që mund të kishim bazohej në piktura pas vdekjes së tij të cilat u frymëzuan nga autoportreti. Tani, katër shekuj më vonë, Cicero Moraes ka arritur të krijojë një rindërtim të fytyrës së tij siç duhet t’u ketë qenë dukur bashkëmoshatarëve të tij.

Moraes është një stilist brazilian, i cili njihet për veprat e tij që rindërtojnë fytyrat e figurave historike. Për të kryer këtë punë, Moraes rindërtoi në mënyrë dixhitale fytyrën bazuar në atë që besohet të jetë kafka e Kopernikut. Eshtrat e tij u zbuluan në vitin 2005 nën Katedralen Frombork në Poloni, ku Koperniku jetoi, punoi dhe vdiq. Megjithëse nofulla mungonte, Moraes ishte ende në gjendje ta rindërtonte atë në kompjuter. ”Pasi u rikompozua komplet kafka unë isha në gjendje të vazhdoja me rindërtimin e fytyrës. Ishte një çështje e përdorimit të të dhënave të nxjerra nga matjet e individëve të gjallë për të arritur në një fytyrë që mund të ishte në përputhje me kafkën e Kopernikut”, shpjegon Moraes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments