Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEQendra rajonale gjeohapësinore

Qendra rajonale gjeohapësinore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. “Takimi në auditore me studentë është gjithmonë frymëzues, pasi në takimet me brezat e rinj, të cilët tregojnë aftësitë për të fuqizuar aftësitë dhe dijen e tyre, rrezaton shpresë për të ardhmen e vendit tonë”, u shpreh Denaj. Sipas saj, kjo merr një vlerë edhe më të madhe në mesin e brezave të rinj që studiojnë në UBT-s dhe përgatiten për të adaptuar metodat dhe praktikat më të mira europiane në orientimin e bujqësisë drejt digjitalizimit.

Ministrja informoi se, së bashku me studentë e profesorë, ambasadorin Gjerman, Karl Bergner, përfaqësuesin nga delegacioni i BE Razvan Ghitescu, dhe drejtoreshën e ASIG, Vilma Tomço, nisi projekti për ngritjen e Qendrës Rajonale të Informacionit Gjeohapsinor, e cila do të trajnojë studiues dhe profesionistë të rinj në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave. Sipas saj, në sajë të këtij projekti do të ketë trupë profesionale, për të sjellë bujqësinë më pranë digjitalizimit, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë fermerët. “Do të lehtësojmë proceset për mbledhjen e informacionit për tokën bujqësore, menaxhimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit dhe prodhimit bujqësor përballë sfidave klimatike”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments