Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT90 milionë lekë për Fondacionin “Durrah City Football Academy”

90 milionë lekë për Fondacionin “Durrah City Football Academy”

Këshilli i Ministrave vendosi sot financimin e veprimtarisë së Fondacionit “Durrah City Football Academy”, për vitin 2024. Këshilli i Ministrave vendosi përdorimin e fondit prej 90 milionë lekësh, të miratuar në buxhetin e vitit 2024, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në programin buxhetor 08140 “Për zhvillimin e sportit”, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, për financimin e shpenzimeve të ushtrimit të veprimtarisë së fondacionit “Durrah City Football Academy”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se fondi transferohet në llogarinë e fondacionit, në bankën e nivelit të dytë. Fondacioni “Durrah City Football Academy”, brenda muajit mars të vitit 2025, dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raportin e shpenzimeve të realizuara për vitin 2024, të miratuar nga bordi drejtues i fondacionit, thuhet në vendim. Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacionit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, duhet t’i nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin, thuhet në vendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments