Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli të botuar në blogun francez të udhëtimeve “Je Papote”.Shqipëria ofron peizazhe të mahnitshme dhe të larmishme, një bregdet të bukur shkëmbor në jug, plazhe magjepsëse me ujëra bruz të detit Adriatik, disa liqene të mëdhenj në brendësi të vendit dhe vargmale të shumta. Njerëzit janë të ngrohtë dhe të kujdesshëm. Turizmi është tashmë i zhvilluar, por jo në mënyrë të tepruar dhe kostoja e jetesës është më e përballueshme se në Evropë. Aspekte të tjera tërheqëse, por shumë subjektive: Shqipëria ndodhet në Evropën Lindore.
“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare
RELATED ARTICLES