Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISKalaja e Rubikut, pasuri arkeologjike e arealit verior

Kalaja e Rubikut, pasuri arkeologjike e arealit verior

Një prej pasurive të shumta arkeologjike të pjesës veriore të vendit është edhe Kalaja antike e Rubikut, Monument Kulture, Kategoria I, e shpallur si e tillë në vitin 1973. Kalaja e Rubikut ndodhet mbi një kodër shkëmbore me fushëpamje të plotë që kontrollonte të gjithë luginën e Fanit. Teknika e ndërtimit dhe gjetjet arkeologjike kanë dhënë datim aty nga fillim shek.VI mbi gjurmët e një vendbanimi edhe më të hershëm. Ndërtimet e shek. VI-të në shumicën e tyre dallohen nga një vendosje më e çrregullt e gurëve, kualiteti më i lartë i llaçit me sasi të madhe gëlqereje dhe një tendencë e “muraturës së derdhur” të përbërë prej faqeve anësore dhe bërthamës.

Muret e fortifikimeve ngrihen drejt mbi shkëmb ose mbi themele guri mbi terrenet e buta. Në kalanë e Rubikut trashësia e pakët nuk lejonte krijimin e shtegut, ky formohej me anën e një platforme me trarë të inkastruar në mure, zgjidhje që e gjejmë të trashëguar në mesjetë dhe në qytetin e fortifikuar të Drishtit. Në majën më të lartë, vërehen mbetjet e një çisterne uji të ndërtuar me muraturë guri me përmasa 3.60 x 2.50 m. Përveç murit rrethues, gjurmë muresh shihen në të gjithë sipërfaqen e kodrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments