Tuesday, March 11, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjendet buzëkuqi 4000-vjeçar në Iran

Gjendet buzëkuqi 4000-vjeçar në Iran

Sipas arkeologëve, një shishe e vogël guri e zbuluar në Iranin juglindor përmbante një kozmetikë të kuqe që ka të ngjarë të ishte përdorur si ngjyrosje buzësh gati 4000 vjet më parë . Gjetja e rrallë është “ndoshta shembulli më i hershëm” i buzëkuqit për t’u dokumentuar dhe analizuar shkencërisht, raportuan studiuesit në revistën Scientific Reports . Më shumë se 80% e kampionit të analizuar përbëhej nga minerale që prodhojnë një ngjyrë të kuqe të thellë.

Përzierja përmbante gjithashtu mangan që ka nuancë të errët, si dhe gjurmë të mineraleve të tjera dhe substancave dylli të bëra nga perime dhe substanca të tjera organike. “Intensiteti i mineraleve për t’i dhënë ngjyrën e kuqe dhe i substancave të dyllit janë, çuditërisht në përputhje me recetat për buzëkuqet bashkëkohore të sotme,” vunë në dukje autorët e studimit. Artefakti i zbuluar në Iran është një buzëkuq, tha Laurence Totelin, një profesor i historisë së lashtë në Shkollën e Historisë, Arkeologjisë dhe Fesë në Universitetin e Cardiff-it. “Siç theksojnë autorët, receta nuk është e ndryshme nga ajo moderne. Ngjyra e kuqe e thellë është gjithashtu ajo që do të prisnim për make up-in e buzëve”, tha Totelin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ