Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Të ardhurat nga turizmi në ekonomi , 1.84 miliardë euro

BSH: Të ardhurat nga turizmi në ekonomi , 1.84 miliardë euro

Të ardhurat nga turizmi në ekonomi arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, në fund të vitit 2023 duke shënuar rritje në konsiderueshme nga vitet e tjera. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave regjistruan vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Të dhëna konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në vendin tonë që sipas INSTAT, regjistroi shifrën e rreth 10.2 milionë shtetasve të huaj, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4.2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47% krahasuar me vitin 2022. Të dhënat finale të Bilancit të Pagesave për vitin 2023 konfirmojnë rolin gjithnjë e më të madh të turizmit në ekonominë shqiptare. Të ardhurat nga turizmi mbuluan më shumë se 40% të deficitit tregtar në mallra të ekonomisë shqiptare. Turizmi gjithashtu dha kontributin kryesor në përmirësimin historik të ekonomisë shqiptare, me deficitin më të ulët të llogarisë korente të regjistruar ndonjëherë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments