Banka Botërore po përgatit një Raport të ri për Klimën dhe Zhvillimin në Shqipëri. Gjetjet e draftraportit u prezantuan në Tiranë në një takim konsultativ me përfaqësues të qeverisë, parlamentit, sektorit privat, akademisë e shoqërisë civile. “Përmes këtij raporti analizohet nga njëra anë kontributi i Shqipërisë në uljen e ndotjes dhe nga ana tjetër përcaktohet çfarë i nevojitet vendit për të qenë i pregatitur për përballimin e pasojave që vijnë nga ndryshimet klimatike të tilla si përmbytjet, thatësirat apo zjarret”, tha menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas. Të dhënat e raportit që po përgatitet tregojnë se si zbutja e ndikimeve klimatike dhe përshtatja mund të sjellin përfitime të konsiderueshme nga shmangia në kohë humbjeve dhe dëmeve socio-ekonomike.
Banka Botërore, raport të ri për klimën dhe zhvillimin në Shqipëri
RELATED ARTICLES