Wednesday, April 16, 2025
HomeSOCIALEBE heton “Alphabet”, “Apple” dhe “Meta”

BE heton “Alphabet”, “Apple” dhe “Meta”

Komisioni Evropian tha se do të hetojë “Apple”, “Meta” dhe pronarët e “Google”, “Alphabet”, për shkelje të dyshuara të rregullave të Bashkimit Evropian nga “rojtarët”, kompanitë që kontrollojnë dhe ndërmjetësojnë aksesin në tregje të klientëve. Ky është hetimi i parë i mospërputhshmërisë sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale të BE-së (DMA), i cili hyri në fuqi më 7 mars dhe rregullon sjelljen e kompanive që komisioni i vlerëson si “rojtarë” në ekonominë dixhitale. Një “rojtar” nënkupton një kompani që mban një pozicion të fuqishëm në ekonominë dixhitale të BE-së, duke vepruar si një ndërmjetës midis shumë përdoruesve dhe bizneseve.

Hetimet në “Alphabet” dhe “Apple” kanë të bëjnë me dyshimin për mospërputhje të një dispozite të DMA-së që kërkon që rojtarët të “drejtojnë” klientët drejt ofertave jashtë dyqaneve të tyre të aplikacioneve, pa pagesë. Gjithashtu BE po shqyrton nëse “Alphabet” u jep përparësi shërbimeve të veta në rezultatet e kërkimit të “Google” dhe nëse “Apple” pajtohet me rregullat e DMA-së që rregullojnë zgjedhjen e përdoruesit në iOS, sistemi operativ për telefonat inteligjentë dhe tabletët. “Meta” po hetohet për politikën e saj, e cila u kërkon përdoruesve të zgjedhin midis opsionit të pagesës për të përdorur shërbimet e saj, dhe pranimit që të dhënat e tyre personale të ndahen ndërmjet shërbimeve të kompanisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ