Moti i keq përfshin vendin, pas shiut rikthehet bora, Porja: Deri të enjten ftohtë, pranvera rivjen

0
44

Kukësi është përshirë gjatë natës nga moti i keq. Stuhia e shiut shoqëruar me era të forta, i ka lënë vendin borës në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit. Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave. Lidhur me këtë situatë të pazakontë në vend, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte e ftuar nga Meteoalb, sinoptikania Lajda Porja, e cila theksoi se moti i keq do të vijojë deri të enjten, ndërsa të premten dhe gjithë fundjava do të karakterizohet nga temperatura tipike pranverore.