Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEShtëpia e kuajve në Korçë

Shtëpia e kuajve në Korçë

Shtëpia e kuajve në Korçë është një oaz që dhuron eksperienca krejt të veçanta në këtë sipërmarrje familjare të administruar me shumë dashuri nga të gjithë anëtarët. Korça, pa diskutim është kthyer në epiqendrën e turizmit të juglindjes së vendit, ku veç pikave më të bukura turistike, muzeumeve dhe gatimeve tradicionale të zonës, nuk duhet lënë pa vizituar edhe ferma e kuajve në fshatin Turan.

“Shtëpia e Kuajve” është një sipërmarrje krejt e veçantë ku krahas hotelit, pista e hipizmit është kthyer në një destinacion turistik, ku mund të shijohen edhe gara me kuaj dhe përbën një destinacion të vizitueshëm për turizmin familjar dhe sportet e aventurës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments