NATO ka dënuar pa hezitim sulmin ndaj pjesëmarrësve të pafajshëm të një koncerti, që ndodhi mbrëmë në Moskë. “Asgjë nuk mund të justifikojë një krim kaq të tmerrshëm. Ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike e shkroi këtë në X. “Pas sulmit në qendrën e ngjarjeve Crocus City Hall në Moskë, numri i të vdekurve është rritur në 143”, thanë sot autoritetet ruse. Mësohet se viktimat janë punonjës dhe vizitorë të sallës së koncerteve.
NATO : Krim i tmerrshëm, asgjë nuk mund ta justifikojë
RELATED ARTICLES