Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës iu bashkuan fushatës për dhurimin vullnetar të gjakut. Fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve. Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë, të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.
Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhurojnë gjak
RELATED ARTICLES