Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova, de facto anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare...

Kosova, de facto anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO

Kosova është de facto anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari. Komisioni i Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s votoi pro statusit të ri të Kosovës në aleancë. Lajmin e bëri të ditur deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu është edhe kryetare e Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. “Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë sot në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Kodheli në rrjetet sociale. Sipas saj, u votua me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusi i ri që Kosova do të ketë në Asamble. “Një vendim historik, urime Kosova!”, shkruan Kodheli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments