Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEUrgjenca Kombëtare, ushtrime praktike për mbrojtjen nga sulmet kimike, biologjike, radiologjike dhe...

Urgjenca Kombëtare, ushtrime praktike për mbrojtjen nga sulmet kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare

Këto ushtrime praktike u organizuan pas trajnimit dy ditor të zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, “CBRN” (Kimik Biologjik, Radiologjik dhe Bërthamor) në kuadër të projektit P88 për forcimin e kapaciteteve mjekësore për përgjigje ndaj një incidenti CBRN, projekt i “Qendrës së Ekselencës” i Bashkimit Europian, ku marrin pjesë 10 shtete të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, i pranishëm gjatë demonstrimit që u ndoq nga qytetarë të shumtë, tha se “personeli mjekësor tregoi mënyrën e veshjes, që është shumë e rëndësishme në këto raste.

Uniformat janë tipike, izolimi që nga çizmet, dorezat dhe maskat kundër gazit mundësojnë izolimin nga lënda kontaminuese”. Trajnimi CBRN (Kimik Biologjik, Radiologjik dhe Bërthamor) u zhvillua në 20-21 mars nga trajnerët shqiptarë të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nën monitorimin e ekspertëve nga Anglia dhe Norvegjia të kësaj fushe. Në këtë trajnim morën pjesë personeli mjekësor nga Spitalet Universitare të Tiranës, përfaqësues të spitaleve rajonale e disa bashkiake si: Spitali Rajonal Vlorë, Kukës, Durrës, Berat, Lezhë, Elbasan, Shkodër etj; si edhe përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik dhe zyra e mbrojtjes nga rrezatimi. Ky trajnim u mbyll sot me ushtrime praktike në sheshin “Skënderbej”, në të cilin morën pjesë edhe forcat zjarrfikëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments