Deri në mesditë; Territori i Kosovës; do të PARAQITET me kthjellime dhe vranësira të dendura KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore në zona të thella malore. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë republikën e Kosovës duke ri-kthyer kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta. Problematike do të jetë mjegulla gjatë orëve të paradites pranë luginave dhe disa kodrina. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE gjatë orëve të mëngjesit POR kostante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.
Gjatë gjithë ditës; republika e MV do të jetë nën ndikimin e moti të vranët KU më të pranishme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të MV duek rrezikuar momente me pika shiu; Po ashtu, nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin dobësim të vranësirave duke bërë që në të gjithë territorin e MV të dominojne kthjellimet dhe vranësirat e lehta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në vlerat minimale POR kostante vijojnë maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Përsa i përket parametrit të Erës; do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në orët e pasdites dhe mbrëmjes duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe Veriperëndimor.
Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku i Veriut drejt veriperëndimit të Europës me ndikim deri në Qendër të kontinentit; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë si edhe pjesën më të madhe të Qëndrës së kontinentit KU reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë dominante. Po ashtu; me reshje dëbore dhe ngrica do të parqiten; gadishulli Skandinav si edhe vendet e Europës Lindore NDERSA e gjithë pjesa tjeter e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje.