Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX publikoi të mërkurën raportin vjetor të 2023 lidhur me zhvillimet e migracionit të parregullt në Europë dhe pritshmëritë për vitin 2024. “Rruga e Ballkanit Perëndimor,ku përfshihete dhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të migrimit të parregullt, krahasuar me vitin 2022 thotë raporti . Sipas raportit “një pjesë e presionit migrator nga kufijtë serbë u zhvendos në kufijtë e Bosnjë Hercegovinës e cila shënoi një rritje me 80% të kalimeve të parregullta të kufirit në 11 muajt e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sipas FRONTEX-it emigrantët e raportuar ,si më të shumtit në numër , në Rrugën e Ballkanit Perëndimor , ishin kryesisht sirianë, turq dhe afganë. Në përmbledhjen e FRONTEX-it thuhet se në vitin 2024 menaxhimi i kufijve evropianë do të vazhdojë të përballet me një sfidë të madhe karakterizuar nga mundësia për rritje të prurjeve migratore dhe krimit ndërkufitar. Rreziqet për vitin 2024, thotë FRONTEX mund të pritet të prekin kryesisht rrugët e Mesdheut Qendror dhe Lindor. Presioni i përforcuar i prurjeve migratore në Mesdheun lindor do të kishte efekt edhe në Ballkanin Perëndimor thotë Frontex në raportin vjetor të 2023.
FRONTEX: 31% më pak migrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023
RELATED ARTICLES