Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova-Gjermania nënshkruajnë deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Kosova-Gjermania nënshkruajnë deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Kosova dhe Gjermania nënshkruan sot deklaratën e përbashkët për krijimin e një partneriteti dypalësh për klimën dhe tranzicionin energjetik. Kjo marrëveshje u nënshkrua mes ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu si dhe ministres gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann. Sipas deklaratës të ministrisë së linjës, kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në: – Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike; – Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë; – Pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP; – Ngritjen ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD). Në deklaratë janë parashtruar objektivat, çështjet që mbulon partneriteti, krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, zbatimi dhe drejtimi i partneritetit, burimet dhe dispozitat përfundimtare të deklaratës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments