Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINdërtimet e legalizuara, qeveria miraton fondin prej 250 milionë lekësh për kompensimin...

Ndërtimet e legalizuara, qeveria miraton fondin prej 250 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve

Këshilli i Ministrave miratoi sot fondin prej 250 milionë lekësh për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Elbasan, Kamzë-Vorë, Kavajë, Vlorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Shkodër. Kjo vlerë do të përdoret për kompensimin e një sipërfaqeje prej 27 645,9 m2. “Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, për pasuritë me numrat rendorë: nr.3, nr.6, nr.21, nr.45, nr.83, nr.85, nr.88, nr.98, nr.99, nr.105, nr.112, nr.113, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë””, thuhet në vendim. Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Veri, Tiranë Jug, Elbasan, Kamzë-Vorë, Kavajë, Vlorë, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Sarandë, Shkodër do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments