Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Fondi i pagave në hoteleri rritje me 23.1 %

INSTAT: Fondi i pagave në hoteleri rritje me 23.1 %

Fondi i pagave në hoteleri në tremujorin e katërt të vitit 2023 shënoi rritje me 23.1 % krahasuar me tremujorin e katërt të 2022-shit, ndërsa numri i të punësuarve u rrit me 4 %. INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi “Statistikat afatshkurtra”, sipas të cilit shitjet neto në volum në aktivitetin e hotelerisë, u rritën me 23.2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Fondi i pagave në aktivitetin e tregtisë shënoi rritje me 18.3 %, krahasuar me tremujorin e katërt të 2022-shit. Ndërkohë, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022. Në aktivitetin e transportit, fondi i pagave shënoi rritje me 14.9 %, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje me 4.1 %. Në aktivitetin “bar-restorante”, në tremujorin e katërt 2023, shitjet neto në volum u rritën me 5.4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.5 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 13.9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ