Do të DOMINOHET nga masa ajrore të qëndrueshme; Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kthjellët në të gjithë territorin e saj POR pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërisht përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar vranësirat nga e gjithë republika e Kosovës. Temperaturate ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga minimalja 0°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veri – Verilindor.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të MBIZOTEROJNE edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, KU pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e repubikës së MV KU më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore. Ndërsa; orët e pasdites dhe në vijim; do të kenë kalime të shpeshta të vranësirave në të gjithë vendin POR më të fokusuara vranësirat PARAQITEN në zonat kufitare me Bullgarinë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 17°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor – Lindor.
Zhvillimi i një qëndre më presion të ulët atmosferik përkatësisht në Veri dhe Verilindje të kontinentit do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin Skandinav dhe rajonin e Balltikut duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara. Po ashtu; ishujt Britanikë si edhe pjesërisht Europa Qëndrore do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere duke krijuar mjaf probleme NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; do të paraqiten; Gadishulli Iberik, gadishulli Apenin, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi; si pasojë e qarkullimit të masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore.