Si pasojë e masave ajrore me origjinë veriore dhe verilindore; Shqipëria paraqitet; nën mbizotërimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pjesa e dytë të ditës; do të MBETET me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.