Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave POR gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhën edhe më të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturate ajrit do të ULEN ndjeshëm në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 15°C në zonat Jugperëndimore të Kosovës.Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.
Orët e paradites në Republikën e MV; PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh POR pas – mesdites dhe kryesisht pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë tërritorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit POR rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në 16°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë pasdite; duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi verilindor.
Masat ajrore të qëndrueshmë më origjinë perëndimore dhe veriperëndimore do të sjellin mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta përkatësisht në; Rajonin e Mesdheut, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi; NDERSA nën prezencën e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive të forta të erës do të paraqiten; ishujt Britanikë, gadishulli Iberik dhe pjesërisht Europa qëndrore. NDERSA me dëbore të dendur dhe ngrica të theksuara do të vijojnë; Europa Veriore, rajoni i Balltikut si edhe vendet e Europës Lindore.