Stoku i ndërmarrjeve aktive në vend shënoi rritje me mbi 9% në vitin 2022, sipas INSTAT. Në të gjithë vendin në vitin 2022 numëroheshin 113,460 ndërmarrje nga 104,031 që ishin në vitin 2021, por 93.5 për qind tyre ishin mikrondërmarrje, nga 93.2% që ishte pesha e tyre në vitin 2021. Ndërmarrjet aktive u zgjeruan për të gjitha kategoritë. Më 2022 numëroheshin 5842 biznese të vogla me 10-49 punonjës, ose 234 më shumë se 2021, me rritje 4.2%. Gjithashtu më 2022 numri i ndërmarrjeve me 50-249 persona arriti në 1306 ose 79 më shumë se në vitin 2021.
Rritje pati edhe në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha me mbi 250 të punësuar me 4% nga viti 2021 më 2022. Numri i tyre arriti në 181 nga 174 më 2021. Sektori i bizneseve aktive në vend dominohet nga ndërmarrjet e vogla dhe mesme, (NMV) të cilat kontribuojnë në 82.1 % të punësimit, 81.6 % të shitjeve, 75.6 për qind të totalit të investimeve, në pozicione të ngjashme me vitin 2021. Kontributi i NMV-ve në vlerën është shtuar 78.4% nga 76.1% që ishte me 2021. Përqindja e NVM është 99.8 % në Shqipëri. Kjo është e njëjtë me mesataren e Bashkimit Europian. Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69.0%.