Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEARRSH nis asfaltimin e urës në rrugën Dedaj-Bogë

ARRSH nis asfaltimin e urës në rrugën Dedaj-Bogë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon punimet për asfaltimin e urës në segmentin rrugor Dedaj – Bogë, në qarkun e Shkodrës. Sipas ARRSH-së, në objektin “ndërhyrje emergjence në km 5+500 dhe km 13+000, rehabilitimi i argjinaturave të përroit të thatë në segmentin Dedaj – Bogë”, kanë përfunduar punimet për montimin e trarëve në progresivin 13 + 000. Paralelisht pritet të filloj puna edhe me: asfaltimin e urës dhe pjesëve rakorduese si dhe sinjalistikën horizontale (vijëzime) dhe vertikale (tabela dhe guardrails).

“Puna në këtë kantier po ecën me ritme dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e plotë të këtij procesi”, njofton ARRSH. Kjo ndërhyrje do të zgjidhë përgjithmonë problematikat e krijuara nga prurjet e përroit të thatë si pasojë e reshjeve. Punimet e mirëmbajtjes në këtë aks do të kenë ndikim në sigurinë rrugore. Po ashtu do të rrisin shpejtësinë e lëvizjes duke sjellë zonat turistike shumë herë më afër me kryeqytetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments