Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat dhe reshjet në të gjithë repubikën e kosovës, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.
Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zona të izoluara. Po ashtu; Orët e pasdites do të sjellin mbizotërim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV, KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të republikës së MV. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent verior.
Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Veri – Veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Qëndrore, Britaninë e madhe dhe pjesërisht rajonin e Ballkanit duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Ndërkohë; me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti; në Europën Lindore NDERSA moti i kthjellët, me temperatura të larta do të mbizotërojë në; gadishullin Iberik, brigjet Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; me mot të kthjellët POR të ftohtë do të paraqiten vendet Nordike.