Moti përgjatë javës/ Temperatura pranverore, por nuk mungojnë reshjet e shiut | ABC News Albania

0
18

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës. Kjo javë do të nisë me një mot të kthjellët dhe temperatura të larta, duke bërë që të jetë një javë tipike pranverore. Megjithatë nga dita e martë do të ketë shtim të reshjeve të shiut, për t’u përmirësuar më pas nga e mërkura ku do të ketë një mot të kthjellët në territorin e vendit. “Kjo javë tipike pranverore ka nisur me mot të kthjellët. Vranësirat do të jenë të pranishme duke filluar që pas mesditës, vranësira të lehta dhe kalimtare do të jenë edhe në zona të ulëta. Megjithatë sot do të kemi një ditë pranvere. Sa i përket ditës së martë do të kemi shtim të reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të territorit kryesisht në zonat jugperëndimore që do të shoqërohet edhe me rënie të temperaturave ku maksimalja do të jetë 17-18 gradë. Ndërsa e mërkura e enjtja dhe e premtja do të sjellin përmirësim të motit. Përgjatë gjithë paraditeve moti do të jetë i kthjellët. Ndërsa mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë relativisht të freskëta. Ndërsa vendet e rajonit, Kosova apo Maqedonia e Veriut do të jenë në kushtet të qëndrueshme atmosferike, ku do të ketë kthjellime e vranësira të lehta kalimtare, përjashtuar ditën e martë ku do të ketë edhe reshje shiu”, tha ndër të tjera Lajda Porja.