Porti i Durrësit është kthyer tashmë në një destinacion të preferuar për anijet turistike që vijnë nga vende të ndryshme të botës, në çdo stinë të vitit. Ndërkohë që pritshmëritë janë që numri i tyre të jetë edhe më të lartë këtë vit. Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se, për periudhën janar-dhjetor 2023, këto mjete i sollën arkës së shtetit më shumë se 1 miliard lekë të ardhura. Sipas APD-së, është ankoruar një ditë më parë në portin e Durrësit “MY GOLDEN ODYSSEY”, superjahti gjerman, ndër të rrallët e llojit të tij për të vijuar lundrimin drejt Korfuzit. Ndërtimi i Marinës turistike të Durrësit do të ridimensionojë cilësinë e shërbimeve në turizmin detar dhe do të rrisë të mirat publike nga ky sektor me vlerë të shtuar ekonomike.
APD: 1 miliard lekë të ardhura nga anijet turistike në 2023
RELATED ARTICLES