Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUN Women: Bashkëpunimin në avancimin e barazisë gjinore

UN Women: Bashkëpunimin në avancimin e barazisë gjinore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Nju-Jork, zhvilloi një takim me Nyaradzayi Gumbonzvanda, drejtoreshë ekzekutive e UN Women. “Një takim shumë të frytshëm në New York me Nyaradzayi Gumbonzvanda, Drejtoreshën Ekzekutive e UN Women me të cilën diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të avancimit të barazisë gjinore, fuqizimit të institucioneve, zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore, luftën kundër dhunës ndaj grave”, u shpreh Koçiu. Ministrja vuri në dukje mbështetjen që UN Women po jep për hartimin e Planit të masave në kuadër të rekomandimeve të CEDAW dhe Planit të ri të Veprimit të Rezolutës 1325, “Gruaja, Paqja dhe Siguria”. Gjithashtu tha Koçiu, UN Women po mbështet Shqipërinë edhe në hartimin e raportit në kuadër të Deklaratës dhe Planit për Veprim Pekin +30, ku MSHMS ka rolin e koordinatorit mes institucioneve zbatuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments