Për mijëra vjet, njerëzit kanë gërmuar thellë në tokë në kërkim të diamanteve , duke krijuar gropa në Rusi dhe Afrikën e Jugut që arrijnë deri në 625 metra nën tokë, një proces që ka ndikim si në natyrë ashtu edhe në njerëz, me kushte të rrezikshme pune dhe praktikat që dëmtojnë ekosistemet. Por minierat nuk janë mënyra e vetme për të gjetur diamante. Diamanti i parë i rritur në laborator u prodhua në vitet 1950, sipas Shoqërisë Ndërkombëtare të Diamantit, dhe teknologjia ka vazhduar të zhvillohet, duke i lejuar laboratorët të rritin kristale me cilësi të gurëve të çmuar me çmime të përballueshme, deri në 80% më të lira.
Emiratet e Bashkuara Arabe janë një lider botëror në importet dhe eksportet e diamanteve, por nuk ka miniera diamanti. Kështu, biznesmeni Mohamed Sabeg pa një mundësi jo vetëm për të tregtuar diamante, por edhe për t’i rritur ato. Në vitin 2022, ai bashkëthemeloi kompaninë 2DOT4 Diamonds me bazë në Dubai dhe u bë i pari që prodhoi, preu dhe lustroi diamante të rritur në laborator në Emiratet e Bashkuara Arabe. “I vetmi ndryshim me diamantet që gjenden në natyrë është se ne kontrollojmë presionin, kontrollojmë nxehtësinë, kontrollojmë gazrat”, thotë ai. RTSH