Vendosa të shkoj ‘në llogore’. Me këto fjalë këngëtati i famshëm Italian Pupo (Enzo Ghinazzi) njoftoi udhëtimin e tij të afërt në Rusi, ku më 15 mars do të regjistrojë një emission special televiziv të titulluar “Pupo dhe miqtë”. “Së bashku me të gjithë muzikantët, teknikët dhe reporterët e mi do të shkoj për një javë në Moskë. Më 15 mars, në teatrin e Kremlit do të regjistroj një speciale televizive me titull “Pupo dhe miqtë”, i cili do të jetë kontributi im modest për paqen’’, theksoi ai. ‘’Në vend që të qëndroja i qetë dhe rehat në shtëpi, vendosa të shkoj në ‘llogore’. Më besoni miq lexues, këtë nuk e bëj nga nevoja ekonomike apo edhe nga dëshira për t’u bërë më i famshëm dhe i dashur ‘’, shkruan ai. ‘’Nuk kam nevojë për njërën apo tjetrën. E bëj sepse kisha një ëndërr. Kam ëndërruar një këngë, një këngë të thjeshtë që ndriçonte mendjen e dy burrave. Dy burra që nuk ndanin asgjë përveç pasionit të tyre për atë këngë. Ëndrra përfundoi me të dy duke kënduar së bashku refrenin dhe, ndërsa shtrënguan duart, dy popujt e tyre u bënë përsëri vëllezër”, theksoi prezantuesi dhe këngëtari Pupo.