Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGJERMANI – Sindikatat bejnë thirrje për grevë të plotë nëpër aeroporte

GJERMANI – Sindikatat bejnë thirrje për grevë të plotë nëpër aeroporte

Sindikatat ‘’Verdi’’ kanë bërë thirrje për një grevë të plotë në disa aeroporte gjermane, duke përfshirë Berlinin dhe Hamburgun. ‘’Grevat si pjesë e mosmarrëveshjes së vazhdueshme të pagave që përfshin stafin e sigurisë do të prekin aeroportet në Berlin, Hamburg, Këln, Shtutgart dhe Karlsruhe/Baden Baden’’, theksuan sindikatat. Sindikata u bëri thirrje punonjësve të kontrolleve të pasagjerëve, kontrolleve të ngarkesave dhe zonave të shërbimit që të hyjnë në grevë. Marrëveshjet kolektive në sektorin e sigurisë së aviacionit kanë të bëjnë me kushtet e punës së rreth 25 000 punonjësve të ofruesve privatë të shërbimeve të sigurisë. Në Bavarinë jugore, këta punëtorë janë të punësuar në sektorin publik, të mbuluar nga një marrëveshje tjetër kolektive punësimi. Gjatë valës së parë të grevave më 1 shkurt në 11 aeroporte kryesore, shoqata e aeroporteve ADV vlerëson se rreth ‘’1100 fluturime u anuluan sepse pasagjerët nuk mund të hynin më në zonat e sigurisë’’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments