Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAFRIKA E JUGUT – Mungesa e energjisë lë pa ujë Johanesburgun

AFRIKA E JUGUT – Mungesa e energjisë lë pa ujë Johanesburgun

Qyteti më i madh në Republikën e Afrikës së Jugut, Johannesburgu po përballet me mungesën e ujit për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, rrufeve dhe shpërthimit të tubacioneve të ujit. Johannesburgu, me një popullsi prej 6 milionë banorësh ku mungesa e ujit është bërë pjesë e jetës së përditshme në 10 ditët e fundit, cilësohet si zemra e ekonomisë së vendit dhe rajonit. Kriza e ujit filloi me defektin për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në njësinë e pompimit të ujit në rezervuarin e ujit “Ranburg” dhe arriti kulmin javën e kaluar kur një tjetër njësi uji mbeti jashtë funksioni si pasojë e goditjes nga rrufeja dhe pasi shpërthyen disa nga tubacionet e vjetra që dërgonin ujin në qytet. Sipas informacionit ekipet e Administrimit të Ujërave në Johannesburg po punojnë intensivisht për eliminimin e defekteve, por pritet që ndërprerjet e ujit të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments