Palestinezët filluan të agjërojnë për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit të hënën, më 11 mars, mes bisedimeve te bllokuara per armëpushim, krizës së urisë të përkeqësuar në të gjithë Rripin e Gazës dhe 67 personave të vrarë nga sulmet izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, sipas “Le Monde”. Sipas ministrisë mes te vrarëve përfshihen civilë dhe luftëtarë, ndërsa gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e tyre. Namazet u mbajtën jashtë mes rrënojave të ndërtesave të shkatërruara, pas pesë muajsh luftë që shkaktoi vdekjen e mbi 30 000 palestinezëve dhe duke lënë pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti shpresuan se do të ndërmjetësonin një armëpushim përpara festës normalisht të gëzueshme që do të përfshinte lirimin e dhjetëra pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, dhe aksesin e një sasie të madhe të ndihmës humanitare, por bisedimet kanë ngecur. Hamasi po kërkon garanci pasi çdo marrëveshje e tillë do të çojë në përfundimin e luftës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, duke u zotuar të vazhdojë ofensivën deri në një “fitore totale” kundër grupit militant dhe lirimin e të gjithë pengjeve të mbetur të mbajtur në Gaza. Netanyahu tha dje se Izraeli kishte vrarë “liderin e katër të Hamasit” duke shtuar se shumë pjesëtar të tjerë të shënjestruar do të vriteshin. “Ata janë të gjithë të vdekur. Ne do t’i arrijmë të gjithë”, tha ai. Netanyahu ka të ngjarë t’i referohej vrasjes së Saleh Arourit, zëvendëskreut politik të Hamasit dhe një themeluesi të krahut ushtarak të grupit, i cili u vra gjatë një shpërthimi në Bejrut në janar. Izraeli besohej gjerësisht se qëndronte pas shpërthimit, megjithëse nuk mori përgjegjësinë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i kërkoi Izraelit dhe Hamasit të nderojnë frymën e Ramazanit duke i “ndalur armët” dhe duke liruar të gjithë pengjet. “Sytë e botës po shikojnë. Sytë e historisë po shikojnë. Ne nuk mund të shmangim vështrimin. Ne duhet të veprojmë për të shmangur më shumë vdekje të parandalueshme… Civilët e dëshpëruar kanë nevojë për veprim të menjëhershëm”, tha Guterres.
Ramazani nis mes krizës së përkeqësuar të urisë
RELATED ARTICLES