Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Biznesi, 47% të totalit të kredisë për pasuri të paluajtshme

BSH: Biznesi, 47% të totalit të kredisë për pasuri të paluajtshme

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga biznesi dhe individët u rrit me 23 %, në fund të vitit 2023. Referuar statistikave të BSH-së, pjesa më e madhe e portofolit të kredisë i takon individëve, me afërsisht 53 % të ekspozimit total në hua për pasuri të paluajtshme, ndërsa diferenca prej 47 % është kredi e dhënë për bizneset. Aktualisht, kredia për pasuri të paluajtshme përbën 48 % të portofolit total të kredisë së dhënë për sektorin privat të ekonomisë. Në vitet e fundit, sektori bankar ka rritur ndjeshëm portofolin e kredisë për prona. Në pjesën më të madhe, kreditë për pasuri të paluajtshme janë të siguruara me prona të lëna si kolateral në favor të bankave (në rastin më tipik, vetë prona e blerë me kredi). Dinamika më e zhvilluar për blerjen e pasurive të paluajtshme vihet re kryesisht në zonat bregdetare dhe në kryeqytet, teksa shënohet tendencë në rritje kredia e re për blerjen e banesave në monedhën euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments