Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTë paktën pesë skiatorë të vdekur dhe një i zhdukur në alpet...

Të paktën pesë skiatorë të vdekur dhe një i zhdukur në alpet zvicerane

Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, deklaroi policia, shkruan BBC. Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë. Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3,706 metra Tete Blanche. Ata ishin nisur nga Zermatt, shtëpia e malit të famshëm Matterhorn, për një turne skish në Arolla përgjatë kufirit italo-zviceran. Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale “pa asnjë shenjë jete”, thuhej në një deklaratë nga policia zvicerane në kantonin e Valais. Autoritetet deklaruan se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Policia lokale tha se ekipet në të dy anët e rrugës ishin alarmuar, por moti i keq po pengonte operacionin. Prej pak ditësh në Alpe shënohen erëra të forta dhe 24 orët e fundit reshje të dendura bore. Saas-Fee, një vendpushim dimëror pranë Zermatt, aktualisht është i izoluar nga bora.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments