Raundi i 1/16 së finales në UEFA Ligën e Kampionëve do të përfundojë me 4 ndeshje. Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, të martën dhe të mërkurën (12-13 mars) do të luhen ndeshjet e fundit kthyese dhe do të caktohet çerekfinalistët e fundit. Shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale do të hidhet të premten më 14 mars në qytetin Nyon të Zvicrës. Deri më tani në Ligën e Kampionëve Manchester City, Real Madrid, Bayern Munchen dhe PSG arritën të kualifikohen në çerekfinale.
Programi i ndeshjeve që do të zhvillohet në orën 21:00 është si në vijim:
E martë:
Arsenal (Angli) – Porto (Portugali) (0-1)
Barcelona (Spanjë) – Napoli (Itali) (1-1)
E mërkurë:
Atletico Madrid (Spanjë) – Inter (Itali) (0-1)
Borussia Dortmund (Gjermani) – PSV (Holandë) (1-1)