Izraeli duhet të bëjë më shumë për të lehtësuar gjendjen ekstreme të njerëzve në Rripin e Gazës, tha dje në mbrëmje presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. “Izraeli po përmbush detyrën e tij për t’u kujdesur për njerëzit në një masë të kufizuar dhe duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur jetën civile”, tha Von der Leyen për ZDF-në. “Duke pasur parasysh situatën në Gaza, korridori i planifikuar i ndihmës detare i BE-së nga Qiproja në Gaza është absolutisht i nevojshëm pasi aktualisht po përjetojmë një katastrofë humanitare,” tha ajo.
“Operacioni detar është rënë dakord me Izraelin”, shtoi ajo. “Faktori vendimtar është që izraelitët mund të inspektojnë mallrat në anën qipriote dhe të kryejnë kontrollet e sigurisë. Pas kësaj anija mund të niset për në Gaza”, tha Von der Leyen. “Mundësia për të derguar më shumë ndihma në rrugë tokësore, po diskutohet intensivisht me Izraelin. Të gjithëve u kërkohet të ndihmojnë”, theksoi ajo